Dhoma Të Rehatshme
Dhoma moderne të dizenjuara për të ofruar nje atmosferë të rehatshme dhe komode për klientët tanë
Bar & Restorant
Restoranti është pika kryesore e takimit me Bujtinën Ajazi, ne krenohemi me gatimet tona të cilat janë si asnjë vënd tjetër. E konceptuar me bazë mishi, keni mundësinë të shijoni një larmishmëri të gatimeve tradisionale. Tavolina hapet me antipastën e përbërë nga sallata e fshatit, turshi, qofte shtëpie, byreku me qumësht ose spinaq, djathi I shtëpisë I lopës, dhie dhe dele, e shumë gatime të tjera në varësi të stinës.
Mishi I viçit, qengjit, kecit apo pulës (ose zogj) I cili përbën pjatën kryesore, është I gjithi I rritur në zonën përreth dhe ofrohet I freskët, prandaj dhe ofrohet sipas stinës. Mishi gatuhet ne furrë, hell, sac dhe zgarë I shoqëruar kryesisht me patate apo oriz.
Në fund vakti mbyllet me ëmbëlsirat tona si bakllavaja, kadaifi, qumështor, akullore me kadaif e shumë ëmbëlsira të tjera të gatuara të gjitha në moment.
Tavolina shoqërohet nën shijen e verës të prodhuar nga Bujtina Ajazi, rakise, pije freskuese tradicionale, por nësë dëshironi mund të porosisni dhe pije të tjera freskuese apo alkolike.
Dhoma moderne të dizenjuara për të ofruar nje atmosferë të rehatshme dhe komode për klientët tanë
Një eksperiencë hiking për aventurierët të cilët duan të përjetojnë dhe shijojnë natyrën magjike përreth bujtinës
Një eksperiencë peshkimi që ofron mundësinë për të shijuar qetësinë dhe bukuritë e ujërave përreth
Bar & Restaurant ku të ftuarit mund të shijojnë kuzhinën dhe pijet tradicionale dhe jo vetëm