Document

WiFi

Parking

Mëngjes




Bujtina Ajazi


Bujtina Ajazi, është një ndërthurje midis tradicionales dhe komodes, e cila ka krijuar një ambjent ku çdo klient gjen veten apo kujton fëmijërinë e tij në objekte, gatime, dhomat e fjetjes apo natyrën përreth. Bujtina e ndodhur në fshatin Seferaj, 4 kilometra nga rrethrrotullimi i Golemit ose 51 kilometra nga Tirana, sjell pranë jush gatimet më të mira tradicionale të Shqiperisë së mesme, dhoma të fjetjes të rehatshme dhe të përshtatura për cdo stinë të vitit, një ambjent të rrethuar me gjelbërim dhe një pamje kodrinore çlodhëse, duke të larguar nga rutina dhe stresi përditshëm. Qëllimi ynë është që çdo vizitor të ndihet si në shtëpinë e tij dhe të ngelet i kënaqur nga shërbimi ynë.







Ambjenti Përreth

Bujtina është ndërtuar në anë të një kodrine, me pamje nga lugina e fshatit Seferaj, e cila në horizont mbyllet nga deti që shikohet me sy të lire. Zona përreth luginës është e përbërë nga vreshta, kullota dhe ullishte, të ndërthurura me njëra-tjetrën krijojnë një pamje çlodhëse dhe panoramike. Ngjitur me Bujtinën do të gjeni fermën tonë, ku bëhet prodhimi i bazës ushqimore i cili serviret në restorantin e bujtinës. Vlen të theksohet që çdo gjë është bio dhe e shëndetshmë.




Stacioni i Plazhit

Tashmë në sezonin veror, Bujtina Ajazi sjell një risi në pushimet tuaja, duke ofruar paketën “Edhe në mal, edhe në det”. Duke qenë se deti është vetëm 4 kilometra larg nga Bujtina, tashmë pushimet verore mund të kalohen pranë nesh më së miri, pasi së bashku me prenotimin e dhomave, janë të përfshirë edhe transporti dhe shezlloni në plazhin e Golemit pranë Soredo Bar, e cila është pjesë e Bujtinës. Kështu keni mundësinë që ditën të qëndroni pranë detit dhe netët mund ti kaloni të freskta dhe të rehatshme pranë Bujtinës. Në Soredo Bar do t'ju shoqërojnë gatimet tradicionale në mënyrë që mos të shkëputeni asnjë moment nga deti.






BUJTINA AJAZI


Ejani në bujtinën tonë për të shijuar aktivitetet më argetuese, ushqimin plot shije tradicional dhe qëndrimin e rehatshëm me natyrën e paprekur.


Rezervoni Tani








Restoranti Ynë

Restoranti është pika kryesore e takimit me Bujtinën Ajazi, ne krenohemi me gatimet tona të cilat janë si asnjë vend tjetër. E konceptuar me bazë mishi, keni mundësinë të shijoni një larmishmëri të gatimeve tradisionale. Tavolina hapet me antipastën e përbërë nga sallata e fshatit, turshi, qofte shtëpie, byreku me qumësht ose spinaq, djathi i shtëpisë i lopës, dhie dhe dele, e shumë gatime të tjera në varësi të stinës.

Mishi i viçit, qengjit, kecit apo pulës (ose zogj) i cili përbën pjatën kryesore, është i gjithi i rritur në zonën përreth dhe ofrohet i freskët, prandaj dhe ofrohet sipas stinës. Mishi gatuhet ne furrë, hell, sac dhe zgarë i shoqëruar kryesisht me patate apo oriz.

Në fund vakti mbyllet me ëmbëlsirat tona si bakllavaja, kadaifi, qumështor, akullore me kadaif e shumë ëmbëlsira të tjera të gatuara të gjitha në moment. Tavolina shoqërohet nën shijen e verës të prodhuar nga Bujtina Ajazi, rakise, pije freskuese tradicionale, por nëse dëshironi mund të porosisni dhe pije të tjera freskuese apo alkolike.







Dhomat e Fjetjes

Dhomat e fjetjes janë sekreti i Bujtinës. Të arreduara me një stil modern të drurit, me nje komoditet dhe rehati si asnjë vënd tjetër, janë të vendosura në katin e dytë dhe te tretë të godinës. Ne secilën dhomë gjeni qetësinë, freskinë, komoditetin dhe pamjen e mrekullueshme të mjedisit përreth. Dhomat janë të pajisura me ajër të kondicionuar për tu përshtatur me secilën periudhë të vitit, në to gjeni edhe oxhakë druri per të ofruar një ngrohtësi natyrale gjatë dimrit, duke u ulur pranë tij apo edhe duke u relaksuar në ujin e Jacuzzy që ndodhet në dhomë.

Dhomat janë të përshtatura per çdo visitor, i cili mund të jetë i vetëm, me familjen, miqtë apo partnerin/en e tij, pasi janë të ndarë në kategori duke ju përshtatur të gjithë klientelës. Mëngjesi i përbërë nga petulla të freskëta, mjalti, receli i shoqëruar me qumësht e shumë përbërës të tjerë, është e përfshirë në çmimet e dhomave.



Dhoma Të Rehatshme

Dhoma moderne të dizenjuara për të ofruar nje atmosferë të rehatshme dhe komode për klientët tanë

Hiking

Një eksperiencë hiking për aventurierët të cilët duan të përjetojnë dhe shijojnë natyrën magjike përreth bujtinës

Peshkim

Një eksperiencë peshkimi që ofron mundësinë për të shijuar qetësinë dhe bukuritë e ujërave përreth

Bar & Restorant

Bar & Restaurant ku të ftuarit mund të shijojnë kuzhinën dhe pijet tradicionale dhe jo vetëm

Document
Document
}